Ministrja për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova sot pritet t’i publikojë rezultatet e ekspertizës në rrugën Dragiçevo – Dikanja e Poshtme, ku ndodhi aksidenti i rëndë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Nga atje paralajmërojnë se nga raporti pritet të mësohet se nëse sinjalizimi rrugor në autostradën Struma, ku mori flakë autobusi i “Besa trans” Shkup, është shkak për aksidentin.Për autostradën ku ndodhi incidenti i 23 nëntorit, një numër i madh ekspertësh deklaruan se vendi ishte komprometuar, sepse nuk ishte riparuar që kur është lëshuar në përdorim, në vitin 2007.