Sot KSI do të kthejë disa nga masat kufizuese

Të mërkurën do të dihet nëse do të ketë kthim të disa masave për mbrojtjen e popullatës nga Covid 19. Sipas njoftimeve, Komisioni për Sëmundjet Infektive duhet të mbajë mbledhje brenda dy ditësh, pasi për momentin të ketë aktivitete në terren për të riorganizuar sistemin përpara periudhës së vjeshtës. Numri i personave të sapodiagnostikuar është në rritje, por ende nuk ka rritje të pacientëve të shtruar në spital. Në Klinikën Infektive për momentin janë shtruar 18 persona, ndërsa trajtim spitalor për shkak të virusit ka në spitalin e Manastirit dhe Prilepit.

Një numër në rritje shtatzënash me test pozitiv përfundojnë në repartin Covid të Klinikës Gjinekologjike, por pa komplikime.

“Në një javë 10 gra shtatzëna, 8 prej të cilave kanë lindur tashmë, dy janë në pritje të lindjes dhe një me fetus të humbur në javën e 10-të të shtatzënisë. E hapëm të gjithë repartin për Covid dhe tani këta pacientë kanë pasqyrë të lehtë klinike”, thotë dr. Viktorija Jovanovska, drejtoreshë e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë.

E ndërsa Komisioni për Sëmundjet Infektive, sipas situatës aktuale, do të vendosë nëse do të ketë apo jo rikthim të disa masave, mbajtja e maskave mbrojtëse në spitale, farmaci, transport publik dhe shtëpi të pleqve ka mbetur në fuqi. Por për shkak të mosrespektimit të tyre, Ndërmarrja për Transport Publik Shkup apelon që qytetarët të jenë të mbrojtur gjatë përdorimit të transportit publik.

“Vetëm me sjelljen e përgjegjshme të secilit individ dhe duke pasur parasysh se transporti përdoret nga mijëra qytetarë çdo ditë, të gjithë mund të kontribuojmë në luftën kundër përhapjes së virusit. Presim që apeli ynë të pranohet dashamirës dhe të zbatohet në interes të shëndetit kolektiv”, njoftojnë aty.