Sot hapet autostrada Thumanë-Kashar!

Sot në orën 19:00 do të hapet për qarkullimin e automjeteve autostrada Thumanë-Kashar.

Autostrada Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, në të cilën shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie. Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.

Të gjitha segmentet e Korridorit Blu do të jenë me pagesë, pasi do të jenë akse të shpejtësisë së lartë, por në dispozicion të qytetarëve do të jenë edhe rrugët dytësore të cilat do të jenë pa pagesë.