Sot finalja Zaev – Ahmeti!


Kryetari i LSDM Zoran Zaev në cilësinë e mandatarit do të zhvilloj takimin vendimtar me kreun e BDIsë Ali Ahmeti lidhur me formimin e Qeverisë së re. Ky takim është caktuar nga bisedimet e mbajtura mes sekretarëve partiak, Ljupço Nikollovski dhe Artan Grubi. “Ekipet e LSDM dhe BDI intensivisht kanë punuar në arritjen e marrëveshjes së shpejt dhe thelbësore të koalicionit” theksuan dy partitë.

Dyja palët përmes komunikatave të shkurtëra dhe në sinkron kanë theksuar se janë arritur përparime serioze lidhur me thuajse të gjitha çështjet që lidhen me marrëveshjen për formimin e Qeverisë. Megjithatë nuk dihet çështja e kryeministrit shqiptar dhe se a ka ndonjë marrëveshje midis dy palëve.

Në fillim të bisedimeve përflitej për opsionin 3+1 apo 1+3 që nënkupton 3 vite LSDM të udhëheq me postin e kryeministrit dhe një vit BDI apo anasjelltas megjithatë tani nuk ka detaje.