Sot filloi aplikimi për kredi pa kamatë në RMV, 3 mijë euro vlera minimale

Gjithë dokumentet e nevojshme për të aplikuar për kredi pa kamatë në Bankën zhvillimore, mund të merren në formë elektronike.

“Aplikimi për 5,7 milionë eurot e para të kredit pa kamatë nga Banka për zhvillim, si një ndihmë e drejtpërdrejtë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në luftën me Covid-19, fillon prej sot, 26 mars”, deklarojnë nga Qeveria e RMV-së.

Thirrja publik është publikuar në faqen e bankës www.mbdp.com.mk, ndërsa aplikimi mund të bëhet përmes dërgimit të dokumenteve në e-mail adresën [email protected].

“Banka zhvillimore, Drejtoria për të ardhura publike dhe Regjistri qendror i RMV-së apelojnë deri të kompanitë që kanë grumbulluar dokumentet e nevojshme për aplikim në linjën e parë për kredi pa kamate, si një masë për Covid-19, atë ta bëjnë në formë elektronike”, deklarojnë nga Qeveria e RMV-së.

Dokumentet që duhet të merren nga Regjistri qendror, mund të merren në formë elektronike, të nënshkruara me nënshkrim digjital përmes sistemit ëëë.crm.com.mk/cris.

DAP-i gjithashtu apeloi për kërkesa elektronike për vërtetimin e pagesës së taksave dhe kontributeve, përmes adresës http://etax.ujp.gov.mk/eTaxServices/.

“Ndërmarrjet deri 10 të punësuar, mund të aplikojnë për vlerën deri 5 mijë euro, ndërmarrjet që kanë 11 deri 50 të punësuar, mund të aplikojnë për vlerën deri 15 mijë euro, ndërsa ato ndërmarrjet që kanë nga 51 deri 250 të punësuar mund të aplikojnë për vlerën deri 30 mijë euro. Vlera më e ulët për të cilën mund të aplikohet është 3 mijë euro”, deklarojnë nga Qeveria.