Sot dhanë betimin prokurorët që do ta përforcojnë ekipin e Ruskovskës

Sot, në Këshillin e Prokurorëve Publike, prokurorët e sapo zgjedhur të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhanë betimin se do ta kryejnë funskionin sipas Kushtetutës dhe ligjeve në shtet.
Prej sot, në ekipin e Vilma Ruskovskës janë Lile Stefanova, Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov, të cilët ishin prokurorë të PSP-së, si dhe Natasha Pop Trajkova nga Prokuroria Themelore e Strumicës dhe Katerina Kolereviq nga PTHP Shkup.

Më herët betim dhanë edhe pesë emrat e rinj të zgjedhur në Prokurorinë e Lartë. Prokurorët e rinj në Prokurorinë e Lartë Publik janë Fatime Fetari, Naum Panovski, Sasho Rajçev, Burim Rustemi dhe Snezhana Bundallevska – Georgieva.
Ndryshe, Lençe Ristovska nuk u avancua në konkursin e njëjtë edhe pse burgosi me 12 vite burg Sasho Mijallkov.