Sot bëhet një vit që kur karriera e Don Xhonit mori drejtimin që ai dëshironte

Sot bëhet një vit që kur karriera e Don Xhonit mori drejtimin që ai dëshironte.

Për këtë arsye, reperi kosovar ka bërë një postim në Instagramin e tij ku përveçse ka shprehur mirënjohje dhe ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi për të, ka folur “pa doreza”.

Ylli i “Baby” është shprehur se për të arritur këtu ku është nuk ka marrë ashensor dhe ka ngjitur shkallët me hapa të qëndrueshëm. Ai shkruan se pavarësisht periudhës së vështirë që po kalojmë të gjithë prej pandemisë së Covid-19, ai prap ka vazhduar të nxjerrë projekte pa menduar të ardhurat që do të merrte, të cilat në një situatë normale do të ishin të shumëfishuara.

Në fund, Don Xhoni, ka bërë dhe një premtim ndërkohë që e konsideron industrinë e muzikës “të flliqt”.“Xhonin e mahallës kurrë s’keni me flliq,” shkruan ai.


Postimi i plotë:

“Sot është ni ditë e madhe për mu, është 1 vjetori (19 Prill 2020) kur karriera jem e mori drejtimin e duhur t’asaj që unë kom punu me vjet me arrit te kjo ditë.

Jom shumë i lumtur që po e shoh progresin tem kaq t’shpejt që e kom bo përgjatë këtij viti të parë t’karrierës tem, ani pse ka qenë dhe vazhdon t’jetë ni kohë shumë e rëndë për industrinë e muzikës (dhe shumë industri tjera patjetër) për shkak te pandemisë, unë prap motivin edhe vullnetin n’punë e kom komplet njëjtë,, asniherë si kom kalkulu t’hyrat që i kom hup vazhdimisht tu nxjerr kaq shumë projekte që në nji situatë normale kishin me u shpagu shumëfish.

Faleminderit Zot që ma ke jep mundësinë me tregu ata që di me bo ma s’miri, faleminderit krejt juve që po m’jepni arsyeje pse duhna me bo muzikë t’mirë edhe pse mos mu nal asniherë..

Eshte pak e pabesueshme qysh për 1 vjet kom mrri me kan n’këtë pozicion, por unë po ju thom që edhe pse ka ndodh kaq shpejt, s’kom përdor kurfar ‘ashensori’, kom mrri me ‘shkallë’ ktu edhe me hapa stabil, tjerët munden me e pa si kulminacionin e karrierës tem, po për mu është veç fillimi edhe padyshim ma e vogla prej asaj çka unë muj me dhanë, e kto që i kom nxjerr jon ni numër shumë i vogel prej numrit që kom prodhu përgjate këtij viti, e mos ta menoj fare t’asaj ça kom n’menje.

Kshtu që rrini gati, kom me jep shumë, nuk kom mu ndiku n’asnji faktor që me e ndal prodhimin e muzikës, pa marr parasysh situatës, ju keni me vazhdu me ni shumë sene, e sa i përket kësaj industrie t’flliqt e plotë njerzve që jane t’involvum ktu, Xhonin e mahallës kurr s’keni me flliq.

BIG DON XHONI UN JU DUA JU E DINI HEHE❤️.