Sot bëhen gjashtë vjet nga ngjarjet e Kumanovës

Krisma ar*mësh, frikë, ankth, paqartësi. Kështu u zgjuan qytetarët e Kumanovës para gjashtë viteve, më 9 maj të vitit 2015. Ngjarja ndodhi pikërisht tek Lagjja e Trimave, por trishtimi nga kjo ngjarje përfshiu gjithë territorin e shtetit, pasi nuk dihej saktë nëse nga luf*timet e ashpra mes policisë dhe grupit, ka mbetur i vr*arë edhe ndonjë civil. Gjithçka ishte mjegulli. As policia e as zyrtarët e lartë shtetëror nuk tregonin detaje mbi rastin. Kjo dhe linte hapësirë për lajme të rrejshme për gjoja civilë të vr*arë, dhe në mesin e tyre edhe fëmijë.

Policia ishte aty me artilerinë më të rëndë që e kishte, duke lu*ftuar gjoja një grup që ka dashur të shkaktojë një ko*nflikt të ri në Maqedoni. Kjo lagje mbeti e bllokuar për dy ditë, më 9 dhe 10 maj, por shumëçka mbetet e paqartë edhe pas 4 vitesh. Nga kjo përl*eshje me ar*më humbën jetën 8 pjestarë të policisë dhe 10 nga grupi i ar*matosur. U pla*gosën 37 pjesëtarë të policisë dhe u shkat*ërruan mbi 25 shtëpi. Për rastin e Kumanovës u arr*estuan dhe gjykuan 37 persona. Procesi gjygjësor zgjati dy vjet dhe prej 37 të aku*zuarve për te*rrorizëm, vetëm katër persona u liruan nga akuza.