Sot aktvendimi për “Monstrën”

Sot, do të shpallet aktvendimi për njërin ndër rastet gjyqësore më të mëdha dhe kontrovers, “Monstrën”.
Në këtë rast të ak*uzuar janë Alil Demiri, Agim dhe Afrim Ismailoviq, Haki dhe Fejzi Aziri, ndërsa për Sami Lutën kërkohet lirim nga a*kuza.
Ky aktvendim, vjen pasi më 24 nëntor 2018, gjykata solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, për shkak të mungesës së provave të forta për rastin.

Megjithatë, sipas asaj që është deklaruar në seancat ku u thanë fjalët përfundimtare të mbrojtjes, “as gjatë rigjykimit nuk u dhënë prova të reja dhe as s’u mësua motivi i vr*asjes”.
Më 18 shtator 2019 në gjykatën e Penale për herë të parë u dëgjuan bo*mbat e para për “Monstrën”, si dëshmi të reja materiale. Gjithsej ishin 38.000 biseda dhe sms-porosi. Por çka realisht kishte në materialet e përgjuara dhe çka dëshmuan më pas ata që ishin përgjuar?