Sot, 73 vite më parë Izraeli u shpall shtet, ShBA-ja e njohu po atë ditë

Më 14 maj 1948, David Ben-Gurion e shpalli Izraelin shtet dhe u bë kryeministri i parë i tij. Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Harry S. Truman, e njohu shtetin e ri po të njëjtën ditë.
Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe, e cila kishte mandat kolonialist në Palestinë deri në majin e vitit 1948, e kishte kundërshtuar krijimin e një shteti hebre dhe një shteti arab në Palestinë.

Izraeli ka sipërfaqe prej 20 mijë e 770 kilometrash katrorë. Shtrihet në brigjet juglindore të Mesdheut, në perëndim të Azisë, transmeton Gazeta Express.
Në veri kufizohet me Libanin, në verilindje me Sirinë, në lindje me Jordaninë dhe Territoret Palestineze dhe në jugperëndim me Egjiptin e Gazën.

Këtë vit, Izraeli po e shënon përvjetorin e shpalljes së shtetit në gjendje të rënduar të sigurisë pas përle*shjeve që filluan këtë javë me militantët islamikë. Ten*sionet filluan pas urdhrit të një gjykate izraelite për dëbimin e palestinezëve nga një lagje e Jerusalemit.
Forcat izraelite më pas ndërhynë gjatë Ramazanit në xhaminë Al-Aqsa në kohën kur brenda saj kishte besimtarë. Palestinezët su*lmonin me gurë, ndërsa policia izraelite me gaz lotsjellës e shok-bomba.

Tensionet eskaluan kur ushtria izraelite filloi të kryejë su*lme ajrore mbi Gaza, ndërsa Hamasi të hedhë raketa drejt Izraelit. Rreth 130 persona janë vr*arë deri më tani në valën e re të përle**shjeve. Shumica e viktimave janë palestinezë. Në mesin e vikt*imave janë dhjetëra gra e fëmijë.