Sot 507 të shëruar, gjithsej 26.289 e kanë mposhtur koronavirusin në Maqedoni

Numri rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje të madhe.
Por, përkundër rasteve të reja dhe vdekjeve ka edhe persona që e mposhtin koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 507 pacientë. Prej tyre nga Shkupi-163, Kumanovë-36, Dibër-4, Shtip-19, Prilep-30, Tetovë-30, Strugë-16, Veles-39, Manastir-20, Ohër-21, Kavadar-17, Gostivar-15, Gjevgjeli-9, Strumicë-24, Kriva Pallanka-2, Radovish-2, Krushevë-1, Koçan-17, Probishtip-8, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Berovë-2, Vallandovë-3, Vinicë-5, Kratovë-2, Shën Nikolle-6, Kërçovë-9, Resnjë-3, Negotinë-2.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i personave që e kanë kaluar sëmundjen COVID-19 shkon në 26.289.
Ndërsa nga ana tjetër që nga rasti i parë i konfirmuar, deri sot (13 nëntor) janë infektuar gjithsej 44.898 persona, prej të cilëve edhe 1.263 kanë ndërruar jetë.