29 raste të reja me COVID-19 dhe 22 të shëruar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar 29 raste pozitivë me COVID-19, kurse 22 persona janë shëruar.

Sipas IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, sjanë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 29 raste. Ndërsa janë shëruar 22 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 912 raste.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2803918373069482