Sot 19 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

Më 13 gusht të vitit 2001, para 19 vjetësh, u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit e cila konsiderohej si garantuese e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve në territorin e ishRepublikës Jugosllave të Maqedonisë tash Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja u arrit asistimin e bashkësisë ndërkombëtare, pas luf*timeve të cilat ndodhën në vitin 2001 dhe mes tjerash ka për qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Roli i bashkësisë ndërkombëtare për ndërprerjen e ko*nfliktit dhe arritjen e marrëveshjes politike ishte i pazëvendësueshëm. Qysh gjatë zhvillimeve luf*tarake në IRJM, Unioni Evropian dhe SHBA, dërguan përfaqësuesit e tyre Francois Leotard dhe James Perdew si ndërmjetësues për arritjen e paqes. Pas negociatave të mundimshme me palët e konfrontuara, ata përgatitën dokumentin e ashtuquajtur “Versioni Draft i Dokumentit Kornizë”, të cilin më 7 korrik 2001 ua dorëzuan katër liderëve pjesëmarrës në Qeverinë e ishRepublikës Jugosllave të Maqedonisë dhe presidentit Boris Trajkovski. Gjatë zhvillimit të negociatave në Ohër, faktori politik shqiptar startoi me pozicione euro-perëndimore. Nuk doli me kërkesa për ndarje territoriale, por për barazi të plotë etnike, që ishte në harmoni me parimet europerëndimore. Në fakt kërkohej që karakteri multi-etnik i shoqërisë maqedonase të pasqyrohet në rregullimin shtetëror. Ndërsa, pala maqedonase mbante pozicion ek*skluziv duke re*fuzuar kërkesën që pasqyronte diversitetin objektiv të shoqërisë në konceptin e shtetit. Me fjalë tjera, përderisa pala maqedonase synonte të kontrollojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve, pala shqiptare nuk ndërhynte në kor*pusin e të drejtave të maqedonasve.