Sonte pritet të ulet sërish çmimi i naftës, paralajmëron Bekteshi (VIDEO)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “10 minuta” në TV21 paralajmëroi ulje të çmimit të dizelit për 5 denarë.

“Sonte presim ulje shtesë, duke marrë parasysh kuotimet e pesë ditëve të fundit dhe me shumë gjasa ulja, sipas analizave të bëra në sektorin e energjisë në Ministrinë e Ekonomisë duhet të jetë mbi 5 denarë për naftën”, tha Bekteshi.

Ai thotë se vendimin përfundimtar e merr Komisioni Rregullator i Energjetikës.

“Sipas llogaritjeve tona presim që ulja në pjesën e dizelit të jetë mbi 5 denarë, por sigurisht që do të jetë vendim i KReE-së, që është institucion i pavarur”, tha Bekteshi.