Sonte do të lirohen derivatet e naftës!

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit edhe sot do të sjellë vendim për çmimet e derivateve të naftës të cilat do të vlejnë deri në mesnatë.

Vendimi, siç deklaroi zëdhënësja e KRRE-së, Marina Uzunov, do të kumtohet gjatë ditës.

“Parakushtet janë përmbushur, KRRE do të sjellë vendim i cili do të jetë në fuqi prej 00:01 (pas mesnate) 18:03.2022”, deklaroi Uzunov.

Çmimet e derivateve sillen në bazë të Rregullores së ndryshuar për caktim të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës me të cilën KRRE çdo ditë mund të sjellë vendim për ndryshim të çmimeve të derivateve nëse përllogaritja për çmimin e cilit do derivat të naftës shkon lartë apo bie poshtë për dy denarë. Për përllogaritje merret mesatarja nga kotacionet paraprake pesëditore në bursë dhe fare nuk ndikon në çmimin e naftës së papërpunuar brent në tregun botëror.