Sondazhi i ri për zgjedhjet parlamentare: VV nuk i fiton 50 përqind

Sipas sondazhi të undit i realizuar nga IPSOS të cilin e paraqiti Fisnik Halimi në Klan Kosova, për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, VV pritet të dalë partia e parë në zgjedhje por jo me mbi 50 përqind siç pretendonin zyrtarë të saj, shkruan Gazeta Metro.

Partia e dytë, sipas sondazhit radhitet PDK, me 20.80 përqind të votave, pastaj LDK radhitet e treta me 15.70 përqind.
AAK me 8.60 përqind të votave, Nisma 2 përqind. Sipas këtij sondazhi iniciativa e Vjosa Osmanit do të marrë 3.20 përqind të votave.
Vlen të theksohet se Besnik Bislimi i VV’së ditë më parë deklaroi se kjo parti ka rreth 56 përqind të votave në zgjedhjet parlamentare.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt dhe partitë politike do të kenë kohë dhjetë ditë që të bëjnë fushatë elektorale.