Sondazh: Basha prin para Ramës, qytetarët besojnë se PD do ta fus Shqipërinë në BE


“Kosovo Wave” ka realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri që do të mbahen me 25 prill.
Sipas këtij sondazhi, Partia Demokratike në krye me Lulzim Basha po prin para Edi Ramës, shkruan Indeksonline.

Basha, sipas sondazhit, ka 46.1 përqind të votave, kurse Edi Rama 42.4 përqind.
Lëvizja Socialiste për Integrim në krye me Monika Kryemadhi ka 10.4 përqind.

Gjatë sondazhit janë bërë edhe pyetje tjera. 56.4 përqind e respodentëve besojnë se Lulzim Basha do ta fusë Shqipërinë në BE, ndërsa vetëm 43.6 përqind mendojnë se Edi Rama do ta realizoj këtë.
52.5 përqind e respodentëve besojnë që Lulzim Basha do të ishte kryeministër më i mirë për Shqipërinë.
Tutje, 56.2 përqind e respodentëve mendojnë që Shqipëria ka nevoj për një ndryshim të ri.