Solidarizimi i njerëzve! 5000 persona mblidhen për të shpëtuar vogëlushin!

Të paktën 5,000 persona janë mbledhur jashtë dyerve të një spitali në përpjekje për të shpëtuar jetën e djali të vogël.

Oscar Saxelby-Lee është diagnostikuar me një formë të rrallë, agresive të leucemisë më 28 dhjetor.

Atij filluan t’i shfaqeshin shenja te mavijosura në trup dhe rezultoi të kishin qenë simptoma të kancerit.

Mjekët tashmë i kanë dhënë familjes lajmin e keq se vogëlushit mund t’i kenë mbetur vetëm tre muaj jetë. Kaq është edhe koha që prindërit kanë në dispozicion për të gjetur një dhurues që mund t’i shpëtojë jetën.

Kështu, prindërit nisën një “fushatë” të quajtur “Dorë për dore me Oscar” në përpjekje për të gjetur një person që përputhet me djalin e tyre për një transplant.

Çuditërisht, gjatë fundjavës mbi 4,800 njerëz u shfaqën vullnetarisht për t’u analizuar nëse përputheshin për t’i shpëtuar jetën Oscar-it.