Sokol Balla pëson infarkt, dërgohet me urgjencë në spital

Gazetari Sokol Balla, i sapo rikthyer në postin e drejtorit të informacionit në Top Channel ka pësuar një infarkt ditën e sotme dhe gjendet në spital.

Ende nuk dihen detaje nga gjendje e tij shëndetësore, por mësohet se Balla është paraqitur me urgjencë në spital pasi ka ndjerë shqetësime.