“Sofra e Iftarit”, tradita që vazhdon tashmë 10 vite në Çarshinë e Shkupit (VIDEO)


Për të dhjetin Ramazan, restorant “Bllaca, Sofra e Iftarit” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, është kthyer në shtëpi për skamnorët, të cilët nuk kanë pasur ku të celin iftarë. Edhe sot, pronari i lokalit e ka hapur dyert që në mëngjes dhe i është rrekur punës për të përgatitur iftarin e tretë për këtë Ramazan.

Thotë për çdo natë në restoranin e tij shtrohen mbi 100 iftare. Shton se për çdo natë shërbehet meny e ndryshme për të gjithë ata që kanë nevojë. Pronari thotë se donatorët janë anonim, por apelon që çdo kush që ka mundësi të ndihmojë është i mirëseardhur sepse nevojat janë të shumta.