Sofra e familjes Jashari, ashtu si mbeti e shtruar ditën e fundit të jetës së tyre

Që nga data 5 mars Kosova po feston vlerat e luftës dhe duke pritur edhe ditën e nesërme në ndezjen e flakadanëve, për rënien historike të komandantit legjendar Adem Jashari bashkë me familjen.
Shumë eksponate, kryesisht të familjes Jashari dhe të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, paraqesin fakte konkrete mbi rrjedhën e luftës së lavdishme të Jasharëve dhe qëndresën e Jasharëve në përballje me ushtrinë dhe policinë serbe.

Eksponatet e vendosura në Muzeun e Jasharëve në Kompleksin Memorial në Prekaz ndahen në tri grupe: eksponate tredimensionale, fotografi dhe dokumente, harta dhe shtypin e kohës.

Muzeu “Qëndresa Heroike e Jasharëve për Liri”, i cili është hapur në Kompleksin Memorial në Prekaz, ka rëndësi jo vetëm kulturore, historike e shkencore, por ngërthen në vete porosinë dhe mesazhin për opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe mundëson që flijimi i popullit shqiptar për liri të vlerësohet dhe të trajtohet pozitivisht nga qarqet e vendosjes.

Në Prekaz, përveç varrezave të Jasharajve në kuadër të Kompleksit Memorial në Muze janë ekspozuar shumë gjëra dhe fakte nga familja Jashari të cilat kujtojnë shumë momente.

Që nga fotografitë e të rënëve e deri tek gjësendet që u larguan nga shtëpia të cilat janë duke u ruajtur me kujdes ashtu siç i kanë braktisur, duke u nisur që nga armët e komandantit legjendar Adem Jashari.