Sociologu kosovar: Agresiviteti tek fëmijët vjen edhe për shkak të rritjes së tyre në djep

Sociologu Ragip Fetahu, ka thënë se agresiviteti tek të rinjtë kosovarë ndërlidhet edhe me rritjen e tyre në djep.

“Problemi për fat të keq qëndron te ne në përgjithësi si shoqëri, te familja, te edukimi familjar, sepse fatkeqësisht si shoqëri tradicionale kemi disa veti jo të mira. Ta zëmë unë si sociolog në shumicën e rasteve e vërej që shkalla e agresivitetit vjen që nga fëmijëria për shkak që fëmijët që në moshën e hershme lidhjen në djep.
Ata bëhen çdo herë e më agresivë, më impulsivë, derisa i zë gjumi dhe ftohen”, ka thënë Fetahu.

Tutje ai ka thënë se si shoqëri e shfaqim agresivitetin në moment.

“Në momentin që ata ftohen, zgjohen në mëngjes të ftohur. Për këtë arsye ne jemi edhe një shoqëri agresive, e shfaqim agresivitetin në moment, mirëpo edhe ftohemi në një periudhë të shkurtër”, tha Fetahu në Klan Kosova.