Snopçe me kritika të shumta për mënyrën e realizimit të mësimit online

Përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe, thotë se Ministria e Arsimit nuk ka platformë për realizimin e mësimit online, por vetëm një bazë ku vendosen materiale dhe të cilat nuk mundësojnë kushte për interaktivitet.

Sipas tij, për klasat e 9-ta nuk ka asnjë material për 10 lëndë mësimore. Snopçe, thotë se nuk ka asnjë mjet digjital do t’u krijonte mundësinë mësimdhënësve që të krijojnë materiale multimediale. Për përpilimin e planit për realizimin e mësimit online, Snopçe thotë se nuk është konsultuar asnjë institucion relevant.