Snopçe: Gabimet në politikë nuk janë gabime drejtshkrimore të cilat mund të përmirësohen

Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut  nuk kanë përfaqësim të denjë në institucionet e vendit, kështu deklaroi në “Rruga drejt…” deputeti i ASH-së Halil Snopçe, sipas të cilit është opozita ajo e cila nga pozita e opozitës ka iniciuar procese, siç është propozim-ligji për shtetësinë.

Snopçe madje u shpreh se gabimet në politikë përmirësohen vetëm duke mos u përsëritur, ndërkohë që nënvizoi se shtyrja e regjistrimit po përsëritet dhe atë me aminin e liderëve të dy partive maqedonase dhe mbështetjen edhe të kreut të BDI-së.