S’ndalet Koreja e Veriut, lëshon edhe 250 balona me mbeturina në Jug

Gjatë natës, Koreja e Veriut ka lëshuar ​​më shumë se 250 balona me mbeturina drejt Koresë së Jugut, njoftoi të mërkurën ushtria e Koresë së Jugut.

Është hera e gjashtë që Koreja e Veriut lëshon balona me mbeturina në Jug që nga fundi i muajit të kaluar. Për shkak të incidentit, aeroporti afër Seulit u mbyll për rreth tre orë, raporton agjencia “Yonhap”.

Rreth 100 balona u lëshuan në Seul dhe në pjesën veriore të provincës Gyeonggi, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Koreane.

Fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare u pezulluan ose u vonuan për rreth tre orë në Aeroportin Ndërkombëtar Incheon, në perëndim të Seulit.