“S’ma bën goja t’i them vjehrrës mami”, gazetarja: S’janë vjehrrat kaq mjaltë!

Dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për marrëdhënien e shumë përfolur mes nuseve dhe vjehrrave, nisur nga një kritikë që këngëtarja e njohur Shakira i kishte adresuar nënës së bashkëshortit të saj pak ditë më parë.

Pjesë e diskutimit në studio ishte edhe moderatorja Sibora Bitri, e cila edhe pse nuk është e martuar, e ka të qartë sesi do t’i drejtohet vjehrrës së saj të ardhshme.
“Për momentin nuk kam vjehrrë, por nuk e di sesi më duket për t’ju drejtuar një zonje me të cilën ti mund të kesh shumë pak kohë që je njohur me termin “mama”.

Për mua mama është mamaja ime dhe s’ka tjetër. Me vjehrrën s’jam dakord t’i thërrasësh në emër dhe as ‘vjehrra’.
Me kalimin e kohës ti krijon një raport më të afërt me të e fillon krijon nofka, në idenë e një raporti më familjar”, u shpreh ajo.