Sloboden Peçat: Maksim Dimitrievski kandidat i pavarur për Kumanovën


Shtypi ditorë maqedonas informon se Maksim Dimitrievski, kryetari aktual i Kumanovës në zgjedhjet e tetorit do të dalë si kandidat i pavarur për të kërkuar edhe një mandat. Dimitrievski, sipas Slloboden Peçat ka humbur be*tejën kundër bashkë partiakut tij Oliver Ilievski i cili gëzon mbështetjen e 100 për qind të organeve partiake dhe bashkësive lokale.

“Burime partiake nga LSDM-ja thonë se kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili me siguri do të kandidohet i pavarur, ndërsa kundër kandidat do ta ketë Oliver Ilievskin i cili edhe publikisht i ka shprehur ambiciet e tij. Në të njëjtën kohë në rrjetet sociale po udhëhiqet fushatë kundër Dimitrievskit në të cilën shqiptarët ftohen të mos e votojnë për shkak të përcaktimeve të tij pro ruse dhe pro serbe”, thuhet në të përditshmen informative në gjuhën maqedonase, Slloboden Peçat.

Sipas burimeve tona kandidatura e Dimitrievskit si i pavarur mund të mbështetet edhe nga partia me përcaktim ultra nacionalist E Majta e Dimitar Apasievit. Së fundi Dimitrievski është parë në disa takime me përfaqësues të kësaj partie në qytetin e Kumanovës.