Sllovenia vendos kontrolle kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë për shkak të kërcënimit të sulmeve terrorist

Nga mesnata kufiri ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë do të kontrollohet sërish. Bëhet fjalë për një masë të përkohshme që do të jetë e vlefshme deri më 30 tetor dhe shpjegohet me rrezikun e shtuar të sulmeve terroriste pas përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme dhe fluksit më të madh të emigrantëve të paligjshëm, raporton hrt.hr.

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, pasi Lubjana vendosi kontrollet kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë nga mesnata për shkak të rrezikut të shtuar të sulmeve terroriste, policia sllovene regjistroi dy kalime të paligjshme kufitare me Kroacinë dhe gjashtë me Hungarinë, njoftoi agjencia sllovene STA. .

Policia në Kopar, e cila vendosi vëzhgimin në pesë pika kufitare rrugore dhe dy hekurudhore me Kroacinë, tha se ishte një shtetas i Ekuadorit, i cili kishte pasaportë dhe një shtetas i Filipineve, që udhëtonte pa dokumente dhe nuk kishte të rregulluar statusi në BE.