Sllovenia uron Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hapjen e bisedimeve me BE-në

Përfaqësuesit më të lartë të shtetit slloven përshëndetën sot vendimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Me këtë rast, presidenti Borut Pahor dhe kryeministri Golob i kanë dërguar urime Shkupit dhe Tiranës.

Në një letër të posaçme drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Golob angazhohet që Bosnja dhe Hercegovina të marrë statusin e kandidatit më së voni deri në fund të këtij viti, pasi propozimi i tij për të marrë menjëherë këtë status nuk mori mbështetjen e nevojshme në samitin e fundit të liderëve të vendeve anëtare.

“Fillimi i negociatave të anëtarësimit është shkrimi i një kapitulli të ri për banorët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, shkruan ministrja e Punëve të Jashtme sllovene Tanja Fajon në profilin e saj në “Twitter”, duke shtuar se Sllovenia do të vazhdojë të ndihmojë të dyja vendet në përparimin e procesi i negociatave.