Sllovenia dhe Kroacia mbështesin Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave me BE-në

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e Procesit Bërdo-Brioni, në Bërdo të Kranjës, realizoi takime të ndara me presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor dhe me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Siç njoftoi kabineti i presidentit, në takim me Pahorin, Pendarovski ka theksuar se vendi fuqishëm i vlerëson vendosmërinë dhe mbështetjen e Sllovenisë drejtë politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe paralajmërimin se kjo do të jetë në mesin e prioriteteve të larta në agjendën e presidencës së Republikës së Sllovenisë me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Presidenti Pendarovski ka theksuar se Maqedonia e Veriut është e gatshme për konferencën e pare ndërqeveritare për fillimin e procesit të bisedimeve. Maqedonia e Veriut, ka theksuar Pendarovski, mbetet e përkushtuar në përmbushjen e qëllimit të jashtëm-politik, gjegjësisht anëtarësimin e plotfuqishëm në BE, që do të mundësojë zbatim të përshpejtuar të reformave në vend.
Dy presidentët kanë biseduar edhe për situatën me pandeminë e virusit KOVID-19, si dhe për përballje me pasojat e saj.

Në takim, me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, Pendarovski është falënderuar për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme për aspiratat evropiane, e vërtetuar gjatë presidencës gjashtëmujore kroate me Këshillin e Bashkimit Evropian për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.
Integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe i vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor në BE, siç ishte theksuar në takim, do të kontribuojë drejtë stabilizimit të përhershëm të rajonit, si dhe prosperitetin e tij.

Dy bashkëbisedues kanë shkëmbyer informacione për situatat aktuale në të dyja shtetet, në kontekst të përballjes me pandeminë e KOVID-19, si dhe për sfidat në përballjen me pasojat në planin shëndetësor, ekonomik dhe social.
Në takim ishin marrë vesh për vizitë të shpejtë të presidentit Pendarovski në Republikën e Kroacisë dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve në nivelin më të lartë.