Slloveni, nëse nuk je i vaksinuar nuk mundet të mbushësh makinën me karburant

Dita e parë e aplikimit të masave më të rrepta anti-epidemike në Slloveni po zhvillohet me disa ankesa nga të pavaksinuarit, por pa incidente dhe pakënaqësia më e madhe është në mesin e shoferëve që nuk mund të mbushin karburantin me automjetet e tyre pa një konfirmim se jeni të vaksinuar.

Pikat e karburanteve kanë dhënë pajtueshmëri me kufizimet nga qeveria duke filluar që nga dita e djeshme. Të gjithë klientët që do të dëshirojnë të mbushin veturën me karburant, fillimisht do të duhet të konfirmohet dokumenti PCT,(dokument vaksinimi, testimi ose tejkalim të COVID-19), dokument i cili do të konsulltohet nga punonjësit në këto pika karburanti. Automatet e derivateve nuk do të punojnë dhe do të jenë teknikisht të mbyllura derisa klienti të paraqes dokumentin PCT deritek punonjësit e pikave të karburantit, shkruan 24ur.com, përcjell Pa Censurë.

Sipas mediave vendase gjendja e COVID-19 është deri diku krit*ike duke tejkaluar kështu numrin e të infektuarve mbi një mijë, që sipas kësaj vjen deri tek kufizimet.
Ndryshe dokumenti PCT kërkohet edhe nëpër markete, dyqane, qendra tregtare si dhe nëpër kafene apo restorante./Pa Censurë.