Sllovenët japin donacion qindra mijëra euro për MPB-në e Maqedonisë

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Naqe Çulev sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pranoi donacionin nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë për Ministrinë e Punëve të Brendshme që përbëhet nga 100 mijë maskave ​​dhe 100 mijë dorezave në vlerë të përgjithshme prej 110 mijë euro.

“Duke pasur parasysh momentin kur arrin kjo ndihmë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Me këtë rast, do të doja, para së gjithash, të falënderoja kryeministrin slloven Janez Jansha dhe miqtë tanë sllovenë në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Çdo donacion dhe çdo ndihmë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe domethënëse për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe e njëjta do të përforcojë dhe mbështesë përpjekjet tona të përditshme për të mbrojtur zyrtarët policor të cilët në korniza të detyrave të tyre dhe obligimeve çdo ditë janë të ekspozuar ndaj rrezikut nga infektimi me koronavirus”, theksoi ministri Çulev.

Ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Milan Jazbec gjithashtu mori pjesë në dorëzimin e donacionit.

“Kam nderin që jemi shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s që jep donacion dypalësh për zyrtarët policor dhe kënaqësia për këtë fakt është me të vërtetë e madhe”, theksoi Jazbec.

MPB, shtoi Çulev, mbetet e angazhuar për procesin, kryesisht në kontrollin adekuat të zbatimit të masave dhe vendimeve të miratuara nga Qeveria dhe më pas sigurimin e pajisjeve adekuate mbrojtëse për punonjësit e saj në mënyrë që të parandalojë siç duhet pandeminë me të cilën përballemi.