Slloboden peçat: Inspektorët hyjnë në Spitalin e Gostivarit, Spitali ka lejuar kufomat të barten pa dokumente për varrim

Pacientët të cilët kanë ndëruar jetë në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar, janë bartur pa dokumentin e pranim – dortëzimit, që u jepet kompanive për shërbime funarale, shkruan “Slloboden peçat”. Nga atje shkruajnë se pasi për këtë rast e kanë njoftuar Inspektoratin shtetëror shëndetësor sanitar, pas një kontrolli të jashtëzakonshëm, ekipi i inspektorve ka konstatuar se një dokument i tillë nuk është dhënë aspak.

Pas denoncimit, respektivisht informacionit të marrë nga Ju, Inspektorati shtetëror shëndetësor – sanitar, realizoi një kontroll të jashtëzakonshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar, pas çka konstatoi se në dokumentet mjekësore nuk ka evidencë, respektivisht operatorëve të licencuar ekonomik nuk u është dhënë procesverbali për pranim – dorëzimin e të vdekurve, kanë thënë për “Slloboden peçat” nga Inspektorati shtetëror shëndetësor – sanitar.

Ekziston formular, respektivisht procesverbal i cili del nga Ligji për shërbime të varrimit, që është nën ingerenca të Ministrisë së Transportit, që kërkon të plotësohet pas marrjes së kufomës nga institucioni shëndetësor dhe i njejti duhet të nënshkruhet si nga personi përgjegjës i institucionit shëndetësor ashtu edhe nga operatori ekonomik. Megjithatë, pasi Ligjdhënësi nuk ka paraparë masa ligjore, Inspektorati shtetëror shëndetësor sanitar, mundet vetëm që ti rekomandoj institucionit shëndetësor në të ardhmen të lëshoj një dokument të tillë, kanë thënë nga Inspektorati shtetëror shëndetësor – sanitar për “Slloboden peçat”.

Institucioni shëndetësor ligjërisht duhet të kërkoj operator ekonomik të licencuar për shërbime funerale. Atij i urdhërohet që pas dorëzimit të kufomës, personi përgjegjës i institucionit shëndetësor të nënshkruhet në procesverbalin e përgatitur nga operatori i licencuar për shërbime funerale thonë nga Inspektorati.

Javën e kaluar, një kompani për shërbime funerale denoncoi në televizionin Globi, se kufomat e të vdekurve nga Covid 19 po merren nga Spitali, dhe varrosen jashta protokolleve mbrojtëse nga pandemia.

Edhe atëhere edhe sot qëllimi i informacionit ishte që veprimet e tilla ilegale duhet të ndalojnë, sepse ata vendosin në rrezik shëndetin publik të qytetarëve, pasiqë të vdekurit nga Covid 19, nuk mund të varrosen pa mos u respektua rregullat, procedurat dhe protokollet për varrosje dhe pa paisje e cila do ta zvoglonte rrezikun e përhapjes së virusit.

Ndryshe, informacioni i publikuar në televizionin Globi, bëri që të ndryshojnë edhe çmimet e shërbimeve mortore. Ditë më parë zëvendësministri i shëndetësisë Ilir Hasani njoftoi se me protokollin e ri kostoja e shërbimit ulet për 200 euro sa ka kushtuar arkivoli hermetik i metaltë, duke evituar keqpërdorimet e mundshme të agjencive funerale. Me vendimin e fundit të Qeverisë, operatorët e shërbimeve funerale detyrohen të ndryshojnë Protokollin për parandalimin e infektimit gjatë procedimit të kufomave. Ekzekutivi vendosi se përgatitja, transporti dhe varrimi i të ndjerëve nuk duhet të jetë në arkivol metali.