Sllaveski: “Funksionarët publikë kanë përgjegjësi për fondet publike” (VIDEO)

Profesori universitar Trajko Sllaveski, cili ishte i ftuar në Emisionin Debativ në televizionin Shenja, deklaroi se është shqetësuese që dikush i cili bartë një funksion publik ta shfrytëzojë këtë gjendje krize dhe të përfitojë materialisht. Ai gjithashtu vlerësoi se masat e Qeverisë janë të vonuara.

TRAJKO SLLAVESKI, PROFESOR UNIVERSITAR
“Secila masë që merret për ndihmë të qytetarëve dhe për ndihmë të të kompanive është për t’u përshëndetur, kuptohet deri sa të kemi hapësirë për t’u bërë mirë dhe Qeveria duhet t’i ndëgjojë propozimet që vijnë edhe nga ekspertët edhe nga opozitës. Mendoj që kjo grup e masave që nënkupton uljen tatimit për energjencat është e vonuar”.
Sipas Sllaveskit, masa për uljen e çmimeve të shumëpritura për derivatet e naftës janë shumë të komplikuara dhe nuk janë aspak të qarta.

TRAJKO SLLAVESKI, PROFESOR UNIVERSITAR
“Ulja e akcizës së naftës lidhet me lëvizjen e bursës botërore të naftës, kurse shohim se ata nga dita në ditë luhatet, shkon në 136 deri 146 barel dhe pastaj ulet. Ne nuk jemi të informuar sepse çmimet e bursave ndryshojnë edhe pas naj deklarate të naj politikanit p.sh kjo e fundit që ishte me presidentin e SHBA-së Xho Bajdeni, cili deklarojë se do të ndërpresim furnizimin me naftë nga Rusia”.
Profesori Sllaveski shpreson se konfikti do të mbarojë dhe kriza ekonomike do të përmirësohet.