Skuadrat tetovare e nisin me fitore, Shkupi me humbje

Shkëndija dhe Renova kanë marrë kualifikim për në raundin e dytë të eliminatoreve për Liga Europa, ndërsa Shkupi është eliminuar në xhiron e parë të këtij kompeticioni. Shkëndija fitoi me rezultat 2:0 ndaj Sumgait në Azerbejxhan falë golave të Ibraimit nga pika e penalltise ne min e 56 dhe Dorievit në 89 te pjesës se dytë të sfidës që ishin të vlefshëm për kualifikim për raundin e dytë.

Gjithashtu kualifikim mori edhe Renova në Jerevan të Armenisë, pasi triumfoi me golin e vetëm të Miskovskit ne min e 58 ndaj Alashkertit. Ndërkohë nuk ka mundur të shkojë më tej Shkupi që u mposht në Azerbejxhan nga Neftçi me shifra 2:1. Bugrin dhe Krivotsujuk shënuan për azerët, përderisa për bardhekaltërit realizoi Dembo.