Skender Krasniqi që vr*au djalin, ishte pjesë e UÇK-së, Zona Operative e Llapit


Albert Krasniqi është i riu që mbeti pa shenja jete mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë që mori nga babai i tij, Skender Krasniqi.
Alberti vdiq si pasojë e të shtënave që iu bën në bodrumin e një prej ndërtesave në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në kryeqytet.

Albert Krasniqi dhe Skender Krasniqi dyshohet se si fillimin patën një përleshje fizike me njëri-tjetrin, që më pas çoi edhe deri tek përdorimi i armës.
Por Skender Krasniqi armës ia thoshte mirë edhe dikur. I njëjti ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën Operative të Llapit. Madje ishte ndër emrat e parë që i ishte bashkuar UÇK-së.

Këtë gjë i njëjti e kishte dëshmuar plot herë edhe përmes publikimit të shumtë fotografive të asaj kohe.
Madje me një kërkesë publike që i kishte bërë institucioneve të vendit përmes rrjetit social Facebook, Skender Krasniqi thoshte se asesi s’duhet të tentohet të përfitohet në krah të krizës që u shkaktua nga pandemia.

Ndryshe Skender Krasniqi njihet edhe si një nga biznesmenët e mëdhenj të Prishtinës, i cili udhëheq kompaninë ‘Përparimi’ e cila merret me ndërtime.
Skender Krasniqi u arrestua mbrëmë, derisa njoftoi vetë Policinë e Kosovës për aktin që kishte kryer.
“Ejani se e vrava djalin”, ishin fjalët e Skender Krasniqit në paraqitjen e rastit në Policinë e Kosovës.
Trupi i pajetë i Albert Krasniqit u huq nga vendi i ngjarjes mbrëmë vonë, për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për hetimet të mëtutjeshme.