Skënder Hyseni nga Amerika: Nuk lejojmë që të prishet partneriteti me ShBA-në


Anëtari i Kryesisë dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LDK-së, Skender Hyseni sot ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Hyseni tha se në Shtëpinë e Bardhë u prit nga i Dërguari i Posaçëm i presidentit Donald Trump, ambasadori Richard Grenell.

Tutje Hyseni theksoi se Grenell ka kërkuar me ngulm heqjen e menjëhershme dhe pakushte të taksës 100% ndaj mallrave serbe, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Indeksonline.

Hyseni ritheksoi se LDK kurrë s’do të lejojë që partneriteti me Amerikën të prishet dhe se tashmë e siguroi ambasadorin Grenell se për LDK-në dhe popullin e Kosovës, partneriteti me ShBA-në është i shenjtë.