Dy persona, një shqiptar dhe një italian, janë vënë në pranga në një aksion të policisë e prokurorisë italiane, pas një hetimit që zbuloi se si të dyshuarit kishin krijuar një skemë për zhvatjen e biznesmenëve.
Siç raportojnë mediat lokale, rolin kryesor e kishte shqiptari Roland Gurabardhi, 24 vjeç, me precedentë të mëparshëm dhe i njohur në botën e krimit në Sestri Ponente. Ai u vu në pranga në zbatim të një mase të arrestit me burg, të firmosur nga prokuroria e Genova-s, për veprën penale: zhvatje e shumëfishtë në bashkëpunim.
Sipas policisë së Genova-s, ai akuzohet se, në mënyrë të përsëritur, ka dhunuar dhe kërcënuar dy tregtarë në vështirësi financiare në zonën e Sampierdarena-s, me qëllim që ti merrte paratë që më herët u kishte dhënë më fajde.
Referuar hetimeve, personi i dytë i dyshuar, tregtari xhenovez Umberto Barletta, 29 vjeç, i cili ka luajtur rolin e ndërmjetësit mes shqiptarit dhe personave që kanë marrë para nga ai. Ai rezulton se ka bërë ndërmjetësin, në momentin e parë të dhënies së fajdeve, si edhe në kthimin e borxhit bashkë me interesat.
Edhe ndaj tij është ekzekutuarve masa e arrestit me burg, për akuzën e bashkëpunimit në zhvatje.
Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka subjekte të tjerë të përfshirë në krim apo viktima të tjera të mundshme./Panorama