S`kanë bukë, Kim Jong-un koreanëve: Ushqehuni me mjellma të zeza

Koreja e Veriut po rrit mjellma të zeza për t`i përdorur si burim ushqimi, thonë mediat e huaja, teksa vendi komunist përballet me një krizë të vazhdueshme ushqimore, të ashpërsuar dhe nga bllokadat pandemike që janë ende në fuqi.

Agjensitë koreano-jugore të inteligjencës thonë se lideri i vendit fqinj, Kim Jong un, në seancën e fundit parlamentare ka dhënë urdhër të ruhet “cdo kokërr orizi” e të shtohen përpjekjet kushtuar bujqësisë.

Citohen po kështu burime koreanoveriore që kanë preferuar të ruajnë anonimitetin, të pohojnë se banka qendrore atje ka shtypur kuponë parash me vlerë rreth një dollar për shkak të mungesës së kartëmonedhave të Koresë së Veriut.

Lexo edhe:  Shërbimet sekrete paralajmërojnë kërcënime ekstremiste në Gjermani
Këtë javë, edhe vetë media shtetërore ne Penian e promovoi konsumin e mishit të mjellmës së zezë, duke thënë se ai është i shijshëm e ka përpos të tjerash, edhe vlera mjekësore. Koreja e Veriut është përballur prej kohësh me një ngërc në furnizimin me ushqime.

Vëzhguesit thonë se kjo situatë i detyrohet sa keqmenaxhimit ekonomik, ashtu edhe sanksioneve ndërkombëtare të vendosura për shkak të programit të saj bërthamor, fatkeqësive natyrore e tani edhe pandemisë së koronavirusit, që ka sjellë një bllokadë kufitare të paprecedentë