Skandaloze: Si mund të lindin nënat në maternitet kur drejtori i shikon nga kamerat e sigurisë?

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Preshevë, konkretisht në Spitalin e ktij qyteti.

Drejtori i spitalit, Driton Salihu ka publikuar një fotografi të ish kryetarës së Komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani ku shihet se zonja në fjalë ka shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore për familjaren e saj.

Fotoja e cila është shkëputur nga një fragment i kamerave të sigurisë është dhe është postuar në facebook-un zyrtar të Salihut ka ngjallur reagime shumë negative në drejtim të tij.

Postimi i Salihut thyen çdo etikë profesionale në këtë institucion dhe “Betimin e Hipokratit”, para të cilit çdo mjek është betuar.

Pjesë nga “Betimi i Hipokratit”:

Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore.”

Tashmë pacientët do të kenë frikë të shkojnë të kurohen në këtë spital, madje më e keqja është se nënat, motrat dhe bijat Preshevare i’u gëzuan hapjes së maternitetit në Komunë të Preshevës, por janë po të njëjtat sot që do të kenë frikë që lindjen e tyre ta kryejnë në këtë maternitet.

Ato kanë frikë se do ti shikojë nga kamerat e sigurisë drejtori Driton Salihu dhe ndoshta të njëjtat pamje do ti ruaj për ndonjë shantazh apo edhe për dëfrim të tij personal.
Shpresojmë që ky do të jetë rasti i parë dhe i fundit që ndodhin këto gjëra të cenimit të privatësisë, por ky fenomen joprofesional në këtë institucion nuk mund të ndalet kur në krye të këtij institucioni qëndron ende i njëjti drejtor.

Por pas këtij publikimi të Driton Salihut, ka reaguar vetë ish-kryetarja Ardita Sianani. Në një postim në Facebook, Sinani shkruan se publikimi i asaj fotoje është shkelje flagrante e privatësisë.

Postimi i plotë:

Sot, menjëherë pas përfundimit të seancës së Kuvendit Komunal, pas fjalës time në të cilën adresova kritika udhëheqjes së Shtëpisë së shëndetit për mungesë të barërave dhe injeksioneve, drejtori i këtij institucioni në mënyrë të turpshme në faqen e tij të facebook-ut publikoi një foto timen ku unë dhe vjehrra ime është ulur, shihemi në koridorin e Ndihmës së shpejtë.

Edhe më skandaloze është se kjo foto është marrë nga kamerat e sigurisë të instaluara në objektin e Shtëpisë së shëndetit.

Publikimi i kësaj fotografie përveç se është shkelje flagrante e privatësisë, dëshmon edhe faktin se deri në çfarë mase arrin çmenduria e kësaj udhëheqje e ngjashme me stilin e funksionimit të sherbimeve famëkeqe shtetërore serbe.

Për dallim nga ato shërbime ku kundërshtarët politik përcilleshin vetëm gjatë aktiviteteve të tyre politike, këta të pushtetit tonë oponentët e tyre politik i përcjellin e përgjojnë edhe në institucionet ku qytetarët kërkojnë shërim. I gjithë ky matrapazllëk ndodhi vetëm për shkak të një kritike të argumentuar në një fjalim timin.

Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës, besoj tashmë jeni bindur se çfarë njerëz udhëheqin komunën tonë. Për më shumë, ky ishte edhe një mesazh për të gjithë ju, se çdo lëvizje e Juaja, madje edhe atëherë kur kërkoni shërim është e kontrolluar dhe mund të ju (keq)përdoret.

Vazhdës së proceseve të montuara politike të prokurorisë serbe kundrejt meje, tashmë edhe publikisht po i bashkangjitet soji i ngjashëm shqipëfolës në komunë të Preshevës!”