Skandaloze: Policia e dë*non me 450 euro mërgimtarin që puthi të dashurën e tij

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës i kanë shqiptuar një gjobë një mërgimtari në Prishtinë vetëm pse ai është puthur me të dashurën e tij.
Rasti ka ndodhur më 28 korrik afër një klubi nate në kryeqytet.

Për aktin e tij – puthjen, qytetari, shtetas i Suedisë, është gj*obitur me 450 euro.
Te përshkrimi i kundërvajtjes oficerët e Policisë kanë shkruar: “I njëjti bënë sjellje të pa hijshme duke u puthur në publik edhe pse i është tërhequr vërejtja disa herë“.
Për shqiptimin e gjo*bës prej 450 eurosh policët janë thirrur në dispozitat e nenit 6 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike.