Portali serb Kosovo-Online, ka publikuar një karikaturë ku paraqitet Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel si fajtorja që ka gjykuar serbët duke i manipuluar gjykatat dhe UÇK.
Në karikaturë shihet një serb i ulur në një karrige ndërsa Merkel mban në duar dy kukulla duarsh, në njërën një ushtar i UÇK duke akuzuar serbin e ulur dhe në tjetrën Gjykatësi. Ky veprim nga ana e këtij mediumi, konsiderohet si skandaloz.
Ndyshe, ditë më parë politologu Ardian Kastrati në një emision në RTK e akuzoi direkt portalin Kosovo-Online si shtylla kryesore e propagandës serbe në Kosovë dhe si organizatoren e mediatizimit të incidenteve të fundit në Plemetin dhe Bërnicë.