Ska*ndaloze: Policia hedh gaz lotsjellës në minierë, vd*esin 8 persona

Tetë persona vd*iqën në Burkina Faso, kur policia përdori gaz lotsjellës kundër mihësve ilegal të arit në minierën Bissa, tha të enjten një prokuror i shtetit afrikan.
Rreth 40 persona ndodheshin të mërkurën në vendin e ngjarjes, kur policia hodhi gaz lotsjellës. Prokurori shtetëror, Wendyam Lambert Sanfo, tha se hedhja e gazit shkaktoi panik dhe ngulfatje të minatorëve klandestinë.

Sanfo tha se për këtë rast do të ngrihet aktak*uzë për vr*asje të pavullnetshme, por nuk saktësoi se kundër kujt. Autoritetet gjithashtu arr*estuan katër persona nën ak*uzën për dj*egien e dhjetë veturave.
Policia tha në një deklaratë të hënën se i ka gjetur trupat e gjashtë minatorëve në minierë, por nuk e përmendi hedhjen e gazit lotsjellës.

Kompania Nordgold, që e menaxhon minierën, pronar i së cilës është miliarderi rus, Aleksei Mordashov, nuk iu përgjigj kërkesës për koment.
Ndryshe, Burkina Faso dhe shtetet tjera të Afrikës Perëndimore kanë shënuar rritje të numrit të njerëzve që mundohen të fitojnë të ardhura nga mihja e xehes së arit dhe këtë veprimtari shpesh e bëjnë në kushte të rre*zikshme.