Skandaloze: Policia dënon qytetarin ndërsa e falë deputetin e PDK-së


Të shumta janë rastet kur qytetarët shkelin rregullat e trafikut.
Por mbi të gjitha në kryeqytet edhe më të shumta janë rastet kur shoferët ndalojnë veturat vend e pavend.

E një veprim të ngjashëm së fundi bën dy qytetarë, njëri prej tyre deputet i Kuvendit të Kosovës.
Në një video dhe disa fotografi të siguruara nga lajmi.net shihet se si deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa kishte parkuar veturën në një vend të palejuar në Prishtinë.

Njësoj kishte vepruar edhe një qytetarët tjetër. Por janë zyrtarët policorë ata të cilët gjobitën qytetarin në fjalë, por jo edhe deputetin Beqa.