Skandaloze | Polici nga Suhareka me ofendime të rënda kundrejt myslimanëve: Le të pinë sh… deveje

Polici kosovar nga Suhareka, Driton Fondaj ka komentuar tek një raportim i Gazetës Insajderi mbi fenomenin e konvertimit të kosovarëve në fenë katolike.

Në komentin e tij publik, edhe pse ende është pjesëtar i institucionit që do të duhej ta ruante neutralitetin, zyrtari policor Fondaj ka bërë një sërë komentesh denigruese kundrejt komunitetit shumicë mysliman në vend.

“Dal ka dak turkoarabo filat mujne ne arabi shurre te deves me pi edhe me kjell se kjo toke ka qene eshte dhe do jet pergjithmon dardane/iliro/shqiptar. Qdo armik eshte mundu me na shkatrru kombin, gjuhen, me na asimilu nder shekuj po te kote e kan pas dhe do ta ken”, ka shkruar ai përmës profilit në Facebook që e ka tregjistruar si “Dritoon Zymer Fondaaj”.

Në shkurt të vitit 2022 Fondaj bashkë me rreshterin rreshteri Reshat Balaj ishin suspenduar pasi që kundërligjshëm patën arrestuar kameramanin e agjencisë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, derisa po e ndiqte aksionin për vendosjen e ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, nën administrimin e AKP-së. /Insajderi.org/