Skandaloze: Nxënësit mësojnë në tekstet shkollore se myslimanët janë minoritet në Kosovë

Tekstet shkollore që mësojnë nxënësit kosovarë njihen për problemet dhe skandalet e shumta me ato se çfarë përmbajnë ato tekste, madje autorët shpeshherë dinë ta huqin me të madhe sikurse në rastin e fundit.

Një tekst i cili po qarkullon për nxënësit e rinj ku ata po mësojnë është se myslimanët paraqiten si minoritet në Kosovë, njëjtë sikurse të tjerët.

Këtë tekst e ka publikuar analisti Nexhmedin Spahiu, i cili po thotë se autori i këtij teksti është një idiot dhe teksti është aq bizar sa që komunitetin fetar shumicë në Kosovë, i konsideron si pakicë.

Ai ka numëruar një varg gabimesh që bën ky tekst që supozohet se do t’i mësojë nxënësit e Kosovës për vendin e tyre.