Çdo ditë e më shumë po raportohet për raste skandaloze që ndodhin në shkollat tona, nga bullizmi, dhuna, marrja e lëndëve narkotike dhe amoralitete tjera në mesin e ambienteve që do të duhet të ishin të sigurta dhe nxënje për dije për gjeneratën e re!
Një rast skandaloz ka ndodhur ditën e premte në shkollën fillore “Istigball” në Tetovë, ku një grup nxënësish të etiketuar si “të fortit” e shkollës përpos që dhunojnë me fjalë dhe gjeste bashkmoshatarët, ditën e premte kanë shkuar përtej saj, duke kapur me dhunë një nxënes e kanë hedhur në ajër dhe më pas e kanë lëshuar të bjerr në tokë. E gjithë ngjarja ka ndodhur ne korridorin e brendshëm të shkollës, ku më pas është transportuar me urgjencë në Spitalin e Tetovës, raporton Pa Censurë.
Në Spitalin e Tetovës është konstatuar thyerje e dhëmbëve, dëmtim i nofullës, thyerje e krahut dhe lëndime tjera trupore shkruan Pa Censurë!
Rasti është denoncuar në polici, ku aktualisht viktima po trajtohet në Spital.
Po merren masa për zbardhjen e rastit!/Pa Censurë