Skandaloze – Ministria e Arsimit tallet me Gjuhën Shqipe dhe prindërit shqiptarë

Tallje, përbuzje dhe përdhosje të gjuhës shqipe është vërejtur sot, në mesazhet që Ministria e Arsimit përmes platformës “e-dnevnik”, apo ditarit elektronik, ua ka dërguar prindërve të nxënësve shqiptarë në vend. Si rezultat i fundit të vitit, prindërit kanë pasur mundësi të kenë qasje në ditarin elektronik për të kontrolluar suksesin e fëmijëve të tyre. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit i falënderon ata për ndihmën dhe bashkëpunimin gjatë këtij procesi.

Por, pikërisht në këtë mesazh falënderues, ka ndodhur edhe nënçmimi dhe “tallja” me prindërit shqiptarë. Një mesazh me plotë gabime dhe me asnjë fjalë të shkruajtur siç duhet. I mbushur me pikëpyetje që zëvendësojnë ndonjë shkronjë që mungon, asgjë nuk kuptohet në mesazhet e dërguara. Disa nga këto mesazhe erdhën edhe në Redaksinë tonë si de*noncim qytetarët.
Mesazhi në fjalë është mesazh elektronik që u dërgohet të gjithë prindërve, ndërsa dërgimi bëhet sipas gjitha gjasave përmes ndonjë aplikacioni, nga ku edhe duket se është bërë gabimi./in7.tv/