Skandaloze/Kompania e deputetit të LSDM merrë grant prej 10 milionë denarësh (DOKUMENTE)

Qeveria po përballet me një skandal tjetër të radhës në ndarjen e fondeve nga buxheti i shtetit, në kuadër të planit qeveritar për mbështetjen e kompanive dhe ekonomisë së vendit.

Në kuadër të granteve për zhvillim mbi 10 milionë denarë apo afër 200 mijë euro ka përfituar shtypshkronja “Ginis” nga Prilepi, bashkëpronar i së cilës është deputeti i LSDM-së, Hari Lokvenec.

Paratë janë ndarë përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim, që është pjesë e Qeverisë për rritjen ekonomike. Ky skandal ka goditur edhe kryeministrin Zoran Zaev që gjatë shpërndarjes së mjeteve ka qenë i kënaqur dhe këtë projekt e ka cilësuar si të suksesshëm dhe për gjithë kompanitë e vogla dhe të mesme. (INA)