Skandaloze, Ibra bashkëpronar i një kompanie bastesh

Pas përjashtimit me karton të kuq ndaj Parmës dhe ak*uzave për thyerjen e rregullave anti-Covid me drekën në një lokal të dielën e shkuar, nga Suedia vjen një tjetër sk*andal. E përditëshmja “Aftonbladet” raporton se Zlatan ka thyer kodin etik të FIFA-s dhe UEFA-s pasi është bashkëpronar i një kompanie bastesh sportive, “Bethard.com”, me qendër në Maltë.

Si FIFA dhe UEFA nuk ju lejojnë futbollistëve që marin pjesë në kompeticionet e tyre të kenë interesa financiarë në kompani të këtij lloji. Fakti që Ibra disponon akoma kuota të “Bethard” i është konfirmuar gazetës suedeze nga adminstratori i deleguar i kompanisë, Erik Skarp, për “Aftonbladet”.
Nga verifikime të mëtejshme del se shoqëria “Unknown AB” e Zlatan ka rreth 10 % të aksioneve të Gameday Gruop PLC, që është e vetmja shoqëria aksionere e “Bethard”.

Duke qenë se rregullat e FIFA-s aplikohen në të gjitha kompeticionet e saj, dhe rregullat e UEFA-s në të gjitha kompeticionet e organizmit europian, në shënjestër kanë përfunduar si ndeshjet kualifikuese të Botërorit ku ka marrë pjesë së fundmi Zlatan, i sapo kthyer në kombëtare, ashtu dhe ndeshjet e Europa League. Zlatan Ibrahimovic në rast se do të konfirmohet gjithcka ligjërisht rre*zikon nga FIFA një dë*nim që nis nga një gjobë prej rreth 100 mijë eurosh, deri te pezullimi nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për një maksimum prej 3 vitesh.